Hoffman Store përmes një transmetimi të drejtpërdrejtë shpalli fituesit e lojës shpërblyese, në të cilën janë ndarë mbi 100 dhurata, përfshirë edhe çmimin kryesor: një motoskuter Yamaha Tricity 125cc, raporton Ekonomia Online.
Gjatë këtij eventi të veçantë, përfaqësuesit e kompanisë falënderuan të gjithë klientët që morën pjesë në lojë dhe theksuan numrin e madh të kuponëve të dorëzuar, duke e cilësuar këtë si një dëshmi të besimit dhe përkrahjes që klientët kanë ndaj Hoffman Store.
“Le të fillojmë me emocionin më të madh… Fituesi i motoskuterit Yamaha Tricity 125cc është… Zelfije Shala nga Komuna e Drenasit”, u dëgjua prezantuesi para se të nxirrte nga kutia kuponin me emrin e fituesit.
Procesi i përzgjedhjes u zhvillua në mënyrë transparente dhe të dokumentuar përmes videos direkte.
Përveç çmimit kryesor, Hoffman Store shpërndau edhe produkte të markave të njohura si Dyson, Philips dhe Revlon si dhe një numër të madh dhuratash tw tjera për pjesëmarrësit që kishin përmbushur kushtet e lojës.
Për të marrë pjesë, klientët kishin nevojë të kryenin një blerje prej të paktën 20 euro, që përfshinte të paktën dy produkte nga brendet pjesëmarrëse, të plotësonin kuponin e lojës dhe ta dorëzonin atë në kutitë speciale të vendosura në dyqanet Hoffman.
Organizatorët njoftuan se ngjarje të tilla shpërblyese do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për të shpërblyer besnikërinë e klientëve.
Loja shpërblyese është zhvilluar në periudhën nga 25 prilli deri më 26 korrik 2025.
