Ilir Ferati viziton familjen Pepaj: Bashkëbisedim për të ardhmen e lagjeve të Istogut

Prishtinë | 16 Sht 2025 | 17:26 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmjen e kaluar, kryetari i Komunës së Istogut dhe kandidati i LDK-së për një mandat tjetër, Ilir Ferati, u mirëprit ngrohtësisht nga familja Pepaj në shtëpinë e tyre.

Rreth këtij takimi, Ferati ka shkruar në Facebook, të cilin e cilësoi si një diskutim që i solli një vizion të ri për të ardhmen.

Posti i plotë:

Mbrëmë, familja Pepaj na mirëpriti në shtëpinë e tyre, së bashku me kandidaten tonë, Liridonën.

Diskutimi i afërt dhe i frytshëm që patëm, na dha një vizion të ri për zhvillimin e lagjeve tona duke i hapur rrugë planifikimit për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë.

Faleminderit nga zemra për mikpritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme.

Të ngjashme