E tash shtrohet pyetja: cilat do të mund të jenë reagimet karshi një vendimi afirmues të kushtetutshmërisë?
Reagimet jo afirmative të VV-së që do mund të shpërfaqen me tentim dhune të izoluar mund të nxisë veprime dhe vendime zinxhirore diplomatike.
Në kohën kur Departenti Amerikan i Shtetit po përgatitet për reforma, ristrukturim të misioneve diplomatike ku fillimisht Kosova nuk ishte pjesë e projekcioneve. Mosdërgimi i ambasadorit në ambasadën e SHBA-së në Prishtinë nëntë muaj pas ardhjes së Presidentit Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë, mund të jetë një mesazh serioz për shtetin e Kosovës.
Në raste të ftohjeve të marrëdhënieve diplomatike me shtetet apo bartjes së relevancës strategjike nga bjë qendër politike në tjetrën, SHBA planifikon në disa gjeografi: mbylljen e misionit/eve diplomatik/e, mbulim nga një qendër tjetër e afërt apo e rëndësiahme, uljen e nivelit dhe numrit të stafit diplomatik dhe përfaqësimit, uljen e relevancës gjeopolitike të atij vendi.
Një veprim eventual i Kurtit që do të ishte në shpërputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të 30 shtatorit 2025, mund të konsiderohet si prekje e Dokumentit të Ahtisarit mbi të cilin është ndërtuar pavarësia e Republikës së Kosovës. Mbi këtë dokument është ndërtuar narracioni për rreth 120 njohjet nga vendet anëtare të OKB-së.
Ndonjë veprim i pamatur në drejtim të vënjes në dyshim të Kushtetutës me imperativ të rrënimit të saj në emër të një projekt kushtetute të re jasht kornizave të Dokumentit të Ahtisarit mund të shkaktoj konsiderimin e tërheqjes eventuale të ambasadorëve të ambasadave relevante në Prishtinë.
Madje shkohet aq larg me ide sa që konsiderohet dërgimi i rastit në GJND për të kërkuar validitetin e njohjeve që kanë njohur Kosovën mbi bazën e Dokumentit të Ahtisarit dhe realitetit të krijuar kushtetues.
Ditë më parë profesor Baraliu kishte deklaruar se “S’ka asgjë të pazëndësueshme. Edhe miqësitë mund të zëvendësohen…Ai konsideron se aleancat mund të ndërtohen, “Mundësisht edhe me Kinën edhe me Indinë. Pse jo?”
Ky diskurs i një akademiku, prfesori universitarë të Prishtinës mund të lexohet si një uvertyrë ideore për një platformë të re strategjike të një republike jasht kornizave të Ahtosarit.
Në ndërkohë në margjina të Asamblesë së Përgjithshme vjetore në New York, Sekretari i Shtetit Amerikan, Marco Rubio takoj presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq i cili i prin një delegacioni të madh, e me ç’rast ky takim mund të konsiderohet fillim i dialogut strategjik.
Derisa në ndërkohë dialogu strategjik SHBA-Kosovë është pezulluar.