Hasanaj: Personi i plagosur në Gjakovë është jashtë rrezikut për jetë

Prishtinë | 16 Mar 2026 | 13:08 | Nga Ekonomia Online

Ushtruesi i detyrës së Shefit të Emergjencës, në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë, Ilir Hasanaj ka dhënë detaje lidhur me personin e plagosur në Gjakovë.

Hasanaj, në një prononcim për media, ka thënë se gjendja e personit të plagosur është stabile dhe se i njëjti është jashtë rrezikut për jetë, raporton Ekonomia Online.

“Po, në orën 5 e 20 të mëngjesit e kemi pranu një pacient, i cili ka qenë i plagosur. I janë bë të gjitha ekzaminimet dhe trajtimi i nevojshëm. Pacienti është pranu në repartin e ortopedisë për trajtim të mëtejmë. Gjendja e pacientit është stabile. Meqë është në repartin e ortopedisë, është gjendje stabile, nuk është në rrezik për jetë”, tha ai./Ekonomia Online

Të ngjashme