Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda ka thënë se arsyeja se përse PDK kërkon që në propozimet e veta për president t’i ketë të dy emrat, “është se nuk i besojmë Albin Kurtit”.
Gruda në Rubikon tha se po qe se PDK do të propozonte vetëm një emër, dhe Vetëvendosja një tjetër, atëherë “dihet kush i ka votat.”
“E vërteta është kjo. Pse i duam dy emra? I duam sepse nuk i besojmë Albin Kurtit. Se nëse një e propozojmë ne, Vetëvendosje një tjetër, Albin Kurti në votim të fshehtë mund të ju thotë deputetëve të vet, votone kandidatin tonë.”, ka thënë Gruda.
Gruda referuar faktit që Kurti s’po i përgjigjet kërkesës që në thirrjet për takime me Bedri Hamzën ta konkretizojë në një letër formale, kjo tregon që “nuk po don me procesin serioz.”