Abdixhiku takon strukturat e LDK-së: Fushë Kosova është gati

Prishtinë | 16 Maj 2026 | 17:16 | Nga Ekonomia Online

Kreu i LDK-së, njëherësh kandidati për kryeministër Lumir Abdixhiku ka zhvilluar një takim mobilizues me strukturat e partisë në Fushë Kosovë, në kuadër të përgatitjeve për fushatën e ardhshme elektorale.

Abdixhiku me anë të një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se gjatë takimit me aktivistë, këshilltarë dhe veprimtarë të partisë është diskutuar për organizimin dhe angazhimin në terren, me fokus te mobilizimi për zgjedhjet.

“Sot, takuam strukturat tona në Fushë Kosovë, si thirrje mobilizuese për fushatën elektorale që kemi para. Me aktivistë, këshilltarë e veprimtarë të palodhur, folëm për organizimin, përgjegjësinë dhe energjinë që kërkon ky moment. Sepse fitoret nuk ndërtohen në ditën e zgjedhjeve, por në punën e përditshme, derë më derë, zemër më zemër. Fushë Kosova është gati. Tash, punë e angazhim, bashkë”, shkroi i pari i LDK-së.

Të ngjashme