Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, deklaron se siguria evropiane është në zemër të miqësisë së thellë Britani e Madhe-Kosovë.
Ambasadori i vlerëson si “diskutime të mira sot me Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jasharin dhe Ministrin në Detyrë të Mbrojtjes, Maqedonci, së bashku me Atasheun tonë të Mbrojtjes dhe Këshilltarin e Mbrojtjes”, shprehet ambasadori pas diskutimit.
Ai thekson së në bisedë “ne riafirmuam angazhimin tonë për të mbështetur zhvillimin e vazhdueshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës, përafrimin e saj me standardet dhe strukturat e NATO-s, dhe forcimin e bashkëpunimit me Forcat e Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar”.
“Bashkëpunimi ynë po ndihmon në ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt për Kosovën dhe rajonin e gjerë”, përfundon ambasadori.