Pep Guardiola ka deklaruar se nuk ka dëshirë të rikthehet në futboll pas largimit nga Manchester City, duke thënë se po shijon një periudhë larg pankinave dhe po i kushton më shumë kohë familjes dhe jetës personale.
Trajneri katalanas tha se pas gati dy dekadash në futbollin elitar, ndjen se kishte ardhur momenti të ndalonte dhe të kujdesej më shumë për veten.
“Nga ana mendore nuk më mungon asgjë. Dua të zbuloj jetën dhe të jem i lumtur duke bërë gjëra që nuk kanë lidhje me futbollin”, u shpreh Guardiola.
55-vjeçari shtoi se dëshiron të kalojë më shumë kohë me fëmijët dhe me babanë e tij 95-vjeçar, duke theksuar se prioritetet e tij kanë ndryshuar me kalimin e viteve.
Megjithatë, Guardiola nuk e ka përjashtuar mundësinë e rikthimit në të ardhmen, por tha se kjo do të ndodhë vetëm nëse e ndien sërish dëshirën për të trajnuar.
“Një ditë mund të zgjohem dhe të them se dua të rikthehem në stol, por sot nuk e ndiej këtë”, deklaroi ai.
Guardiola shtoi se një ditë do të rikthehet në stadiumin “Etihad”, por për momentin dëshiron të qëndrojë larg futbollit të përditshëm dhe të shijojë këtë fazë të re të jetës.