Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka bërë të ditur se ka përfunduar asfaltimi i rrugës “Driton M. Veliu” në lagjen Iliridë, një projekt që lidh rrugët “Ukshin Kovaçica” dhe “Safet Boletini”.
Përmes një postimi, Peci tha se rruga tashmë është e gatshme për përdorim dhe do t’u ofrojë qytetarëve qarkullim më të lehtë dhe më të sigurt.
“Ka përfunduar asfaltimi i rrugës ‘Driton M. Veliu’ në Iliridë, që lidh rrugët ‘Ukshin Kovaçica’ dhe ‘Safet Boletini’. Tashmë kjo rrugë është gati për t’u shërbyer qytetarëve tanë duke ofruar qarkullim më të lehtë e më të sigurt”, ka shkruar Peci.
Ai ka theksuar se investimet në infrastrukturë do të vazhdojnë edhe në pjesë të tjera të qytetit, duke premtuar angazhim të vazhdueshëm për përmirësimin e kushteve për banorët.
“Do të vazhdojmë, kudo që ka nevojë, rrugë pas rruge e lagje pas lagjeje, në shërbim të qytetarëve çdo ditë”, është shprehur Peci.