Votohet Qeveria Kurti 4

Prishtinë | 13 Sht 2026 | 15:38 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi i Kosovës ka votuar Qeverinë e re, të udhëhequr nga Albin Kurti, duke shënuar nisjen e mandatit të katërt të tij si kryeministër, raporton Ekonomia Online.

Qeveria mori mbështetjen e shumicës së deputetëve të pranishëm, me 62 vota për, 8 kundër dhe asnjë abstenim.

Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës, të Aleancës e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk ishin të pranishëm në seancë ku u votua Qeveria. Të pranishëm ishin deputetë të VV-së, Listës Serbe e disa nga komunitetet.

Para votimit, kryeministri Kurti prezantoi ekspozenë e Qeverisë së re, duke përmendur arritjet e mandatit të kaluar në ekonomi, masat sociale dhe mbështetjen për sektorë të ndryshëm.

Të ngjashme