Krasniqi pas dënimit për çlirimtarët: Poshtërsi – jo në emrin tim, as në emër e popullit

Prishtinë | 16 Sht 2026 | 13:52 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar përmes një deklarate të shkurtër, duke shprehur qëndrimin e tij të ashpër lidhur me dënimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

“Padrejtësi. Poshtërsi. Jo në emrin tim! As në emër të popullit të Kosovës. Beteja vazhdon – deri në liri! UÇK përjetë!”, ka shkruar ai.

Gjykata Speciale shqiptoi dënim prej 25 vjetësh për Hashim Thaçin, 25 vjet për Jakup Krasniqin, 18 vjet për Kadri Veselin dhe 13 vjet për Rexhep Selimin.

Të ngjashme