Raportohet se ka nisur mbledhja e nënshkrimeve nga deputetët për zhbërjen e Gjykatës Speciale

Prishtinë | 16 Sht 2026 | 17:02 | Nga Ekonomia Online

Pesë orë pas vendimit skandaloz të Gjykatës Speciale, tashmë ka lëvizje konkrete për zhbërjen e kësaj Gjykate.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se ka filluar mbledhja e nënshkrimeve për mbajtjen e një seance parlamentare me pikë të vetme të rëndit të ditës, zhbërjen e kësaj Gjykate.

Deputetë të partive opozitare kanë bërë hapa konkret në këtë drejtim duke filluar mbledhjen e nënshkrimeve për seancë në afat të përshpejtuar.

Kërkesë për zhbërjen e Gjykaytës ka bërë edhe ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

“Duhet vepruar shpejt për ta shpërbërë këtë Gjykatë të huaj. Anëtarët e Parlamentit duhet të punojnë me Kurtin që kjo të ndodhë. Kosovës nuk i duhet një gjykatë në Holandë”, ka shkruar Grenell.

Të ngjashme