Hasani: Protestat të prekin ndërgjegjen ndërkombëtare, institucionet të veprojnë!

Prishtinë | 18 Sht 2026 | 12:57 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputeti i PDK-së, Nait Hasani ka deklaruar se vendimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, sipas tij, është kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shtetit të Kosovës dhe luftës së popullit.

Sipas Hasanit, protesta e sotme gjithëpopullore tregoi solidaritet, mbështetje dhe një mohim që në emër të popullit të Kosovës të gjykohet lufta e vendit.

“Unë shpresoj që protestat e vazhdueshme ta prekin ndërgjegjen ndërkombëtare, dhe do ta vlerësojnë se aktgjykimi ka qenë i padrejtë, tendencioz dhe i paramenduar nga Gjykata Speciale me mbështetjen e Serbisë”, tha Hasani.

Pos tjerash, ish-deputeti tha se institucionet e vendit duhet të bëjnë gjithçka për t’i mbrojtur vlerat e Kosovës.

Të ngjashme