Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim njoftues ambasadorin e ri të Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, Arnaud Dusaucy.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Konjufca e ka uruar ambasadorin Dusaucy për fillimin e mandatit dhe i ka dëshiruar sukses në detyrën e tij.
Gjatë takimit janë vlerësuar marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës, si dhe mbështetja e vazhdueshme e Belgjikës për Kosovën.
Palët kanë diskutuar edhe për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale, me theks në bashkëpunimin politik dhe ekonomik.