Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, është shfaqur në mediat shtetërore dukshëm në gjendje të mirë shëndetësore, duke hedhur poshtë zërat e fundit që pretendonin se ai kishte vdekur nga një hemorragji cerebrale.
Fotografitë e publikuara nga gazeta shtetërore Rodong Sinmun e shfaqin 42-vjeçarin duke vizituar një ekspozitë veshjesh krah vajzës së tij, Kim Ju Ae, dhe bashkëpunëtorëve të afërt, raporton BBC.
Pamjet u transmetuan pak orë pasi një disident kinez me qëndrim në ShBA pretendoi pa asnjë fakt se Kim kishte vdekur në një spital në Pekin dhe trupi i tij ishte kthyer fshehurazi në Penian.
Zërat mbi shëndetin e Kimit mbeten të shpeshta për shkak të izolimit ekstrem të Koresë së Veriut, stilit të tij jo të shëndetshëm të jetesës (mbipesha dhe duhani), si dhe paqartësive të mëdha rreth trashëgimisë së pushtetit bërthamor.