Arrestohet një person në Prizren, dyshohet për dhunim

Prishtinë | 14 Nën 2026 | 08:59 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale të dhunimit në Prizren.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti ishte raportuar më 10 nëntor, ndërsa pas hetimeve të zhvilluara, i dyshuari është arrestuar më 13 nëntor.

Bëhet e ditur se viktima është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme