Sadiku kritikon buxhetin për vitin 2027: Vetëm 1.59% për Ministrinë e Digjitalizimit dhe Administratës Publike

Prishtinë | 18 Nën 2026 | 09:22 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka kritikuar ndarjen buxhetore të Qeverisë për vitin 2027, duke vlerësuar se digjitalizimi dhe zhvillimi teknologjik nuk po marrin vëmendjen e duhur.

Përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Sadiku ka bërë të ditur se vetëm 1.59 për qind e buxhetit të Republikës së Kosovës është ndarë për Ministrinë e Digjitalizimit dhe Administratës Publike.

Ai ka theksuar se edhe nga kjo shumë, pjesa dërrmuese e mjeteve shkon për administratën publike dhe jo për proceset e digjitalizimit.

Sipas Sadikut, kjo ndarje buxhetore dëshmon, siç u shpreh ai, interesimin e Qeverisë për teknologjinë, inovacionin dhe transformimin digjital të shtetit.

“Kaç është interesi i kësaj qeverie për teknologjinë, inovacionin dhe transformimin digjital të shtetit”, ka deklaruar Sadiku.

Ai ka paralajmëruar se për këtë çështje do të flasë më gjerësisht nesër në Kuvend.

Të ngjashme