Gjykata Themelore në Gjilan ka shprehur shqetësim dhe ka dënuar ashpër sulmin ndaj dorëzuesit të kësaj gjykate Zharko Stojanviq.
Sipas Gjykatës, Stojanoviq është sulmuar gjatë kryerjes së detyrave të tij zyrtare pasditen e 17 nëntorit, në rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan.
Gjykata thekson se sulmet e këtij lloji ndaj zyrtarëve janë të papranueshme dhe të patolerueshme.
“Gjykata Themelore në Gjilan mbështet zyrtarin e saj në kryerjen e detyrave zyrtare dhe kërkon nga organet kompetente, që rasti të hetohet me seriozitet dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë” thuhet në njoftim.