Tomë Gashi, avokati i Hashim Miftarit, ka njoftuar se ky i fundit sot në polici, e ka raportuar prokurorin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Blerim Igrishta për dy vepra penale, keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe privim të kundërligjshëm të lirisë.
Avokati Gashi, ka thënë se rasti duhet të shkojë në Prokurorinë Speciale të vendit.
Ndryshe, Hashim Miftari ishte arrestuar disa ditë me parë dhe ndaluar për 48 orë, pasi që një lopë kishte hyrë në oborrin e Degës së Gjykatës Themelore në Graçanicë.
Postimi:
Sot ne Policine e Kosoves ne Departamentin e Krimeve te Renda ne Prishtine klienti im z.Hashim Miftari raportoi penalisht te dyshuarin – Prokurorin e Prokurorise Themelore ne Prishtine, Blerim Igrishta per dy vepra penale; keqperdorim te detyres zyrtare dhe privim i kunderligjshem i lirise, rasti duhet te shkoj me Prokurorine Speciale te Republikes se Kosoves.
Arsyeja e inicimit te procedures penale kunder Prokurorit Blerim Igrishta ka te beje me arrestimin e padrejte te tije dhe dergimin e tij ne paraburgim per 48ore dhe moslejimin e tij qe te kete avokat mbrojtes edhe pse kete e kishte kerkuar z.Hashim Miftari gjat intervistimit te tij ne Polici ne Gracanice si i dyshuar per kinse demtim te prones ngase lopa e tij Murrica kishte hyre per te kullotur ne oborrin e Gjykates ne Gracanice.
Ne ditet ne vijim do te kerkojm qe per kete qeshtje te arrestimit te padrejte te z.Hashim Miftari te merret edhe Keshilli Prokurorial i Kosoves, ne krye me z.Arian Gashi, Kryeprokurori i Shtetit z.Zejnullah Gashi, Avokati i popullit si dhe te gjitha organet tjera kompetente te ndermarin veprime juridike ne kuader te kompetencave te tyre kunder prokurorit Blerim Igrishta.