Shiroka Pula në “Let’s Talk 2026”: Barazia matet me mundësitë që secili i ka në jetën e përditshme

Prishtinë | 18 Nën 2026 | 20:12 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë pjesë sonte në edicionin e gjashtë të aktivitetit kulturor “Let’s Talk 2026”, kushtuar komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, ku ka folur për rëndësinë e dialogut, barazisë dhe mundësive të barabarta në shoqëri.

Në këtë aktivitet, Shiroka Pula ka theksuar se dialogu ndihmon në kuptimin e përvojave të të tjerëve dhe në kapërcimin e barrierave që ndajnë njerëzit.

Ajo ka vlerësuar se aktiviteti “Let’s Talk” krijon një hapësirë ku njerëzit mund të flasin hapur për përvojat e tyre, sfidat me të cilat përballen dhe ndryshimet që dëshirojnë t’i shohin në shoqëri.

Presidentja ka theksuar se barazia nuk duhet të shihet vetëm përmes të drejtave të garantuara me ligj, por edhe përmes mundësive që qytetarët kanë në jetën e përditshme.

“Barazia matet me mundësitë që secili i ka në jetën e përditshme”, ka theksuar Shiroka Pula.

Sipas saj, secili ka përgjegjësi që të mos lejojë paragjykimet të shndërrohen në pengesa për të tjerët.

Në përmbyllje, duke iu drejtuar të rinjve nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, presidentja ka theksuar se aspiratat e tyre kanë vend në Kosovë, zëri i tyre ka rëndësi dhe e ardhmja e tyre duhet të ndërtohet mbi mundësi të barabarta.

Të ngjashme