Musliu-Shoshi pas vizitës së Krasniqit në Kosovë: A thua, a kemi me mujt najherë me jua dalë hakut

Prishtinë | 18 Nën 2026 | 20:25 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së sotme për vizitë në Kosovë qëndroi Jakup Krasniqi, pas gjendjes së rëndë shëndetësore të bashkëshortes së tij.

Lidhur me këtë vizitë ka reaguar edhe deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi. Sipas Musliu-Shoshit Baca Jakup, një jetë e fale për Kosovën.

Postimi i plotë:

Baca Jakup, një jetë e fale për Kosovën! Sa festa pa familje, sa përqafime të munguara e sa dhimbje të mbajtuna në heshtje. E krejt këto pa kërku kurrë asgjë për vete, veç me e pa një ditë Kosovën Republikë!

E sot, kur Kosova është e lirë, ju me shokë ende larg pragut të shpisë, larg atyne që ja u kanë pritë kthimin me mall e krenari.

A thua, a kemi me mujt najherë me jua dalë hakut?

Të ngjashme