Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, është takuar me ambasadoren e Suedisë në Kosovë, Åsa Pehrson, raporton Ekonomia Online.
“Presidentja vlerësoi veçanërisht mbështetjen e Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim (SIDA) në fushën e demokracisë, sundimit të ligjit dhe zhvillimit ekonomik”, ka njoftuar presidenca.
Sipas njoftimit, Presidentja theksoi rëndësinë e mbështetjes së Suedisë për integrimin evropian të Kosovës dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës.
“Ajo gjithashtu ngriti nevojën për bashkëpunim në forcimin e kapaciteteve për përballimin e kërcënimeve hibride. Në takim u diskutua edhe për mundësitë e zgjerimit të shkëmbimeve tregtare dhe investimeve suedeze në Kosovë”, thuhet tutje në njoftim.