Pas një sëmundjeje të gjatë, sonte është ndarë nga jeta Valbona Zhubi, aktiviste e Vetëvendosjes dhe punëtore e Spitalit Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë.
Lajmin e kanë bërë të ditur familja dhe bashkëbartiakët e saj.
“Do të mbetesh në kujtesën tonë si një aktiviste shembull”, ka shkruar asambleistja e Vetëvendosjes në Gjakovë, Mimoza Shala, përmes rrjetit të saj social “Facebook”.
Familja ka bërë të ditur se varrimi bëhet nesër, në ora 14:00, në Varrezat e Qytetit në Gjakovë.