Deputetë të partive të pushtetit, PDK, AAK, Nisma e AKR kanë hyrë sallën e Kuvendit të Kosovës ku po presin të bëjnë kuorumin për të nisur seancën rreth votimit të emrave të ekipit negociator të formuar dje nga Qeveria e Kosovës.
Në sallë janë rreth 54 deputetë, raporton Ekonomia Online.
Kuorumin e bëjnë 61 deputetë, ndërsa për votim nevojitet mbi gjysma e tyre të marrin pjesë.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se për 5 minuta nis seanca ku do të shkohet direkt në votim, pa debat.