Vuçiqi bindet për takim me Thaçin në Bruksel

| 07 Sht 2018 | 10:02 | Nga

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka mbërritur në Bruksel, ku, sipas informatave të Tanjugut, në orën 10:00, do të takohet me Përfaqësuesen e Lartë të BE, Federica Mogerini.

Sipas rendit të ditës, pas takimeve të ndara me Mogerinin, do të ndodhë takimi trepalësh, me pjesëmarrjen e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Mediat në Serbi dje gjatë ditës kanë raportuar se Vuçiqi po shqyrton mundësinë që të anulojë takimin me Thaçin në Bruksel, sikurse edhe vizitën e tij në Kosovë. Një tjetër lajm nga rts thoshte se Vuçiqi do të shkojë në Bruksel për ta takuar vetëm Mogherinin, por jo edhe presidentin Vuçiqin.

Të ngjashme