Vuçiq: Haradinaj s’e ka përkrahjen e Gjermanisë për taksën

| 13 Qer 2019 | 16:11 | Nga

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se Gjermania nuk është që Kosova ta mbajë në fuqi taksën për produktet serbe.

Ai në një konferencë ka thënë se Kryeministri Ramush Haradinaj nuk e ka përkrahjen gjermane për këtë tarifë, por që ka theksuar se Haradinaj po kërkon mënyrën për ta mbajtur atë, shkruan N1, transmeton Klan Kosova.

“Haradinaj nuk ka shumë arsye për t’u kënaqur”.

“Atij nuk i kanë dalë të gjitha gjërat e marra që i ka bërë së fundmi. Por ai le ta bëjë punën e tij ne e bëjmë punën tanë”, është shprehur Vuçiq.

Të ngjashme