Studentët e SHKI-së dëgjojnë ligjëratë për rrjetat, sigurinë dhe simulimin kompjuterik

| 09 Mar 2017 | 11:38 | Nga

Studentët e Fakultetit të Shkencave kompjuterike në UBT, kanë dëgjuar ligjëratë tematike më titull “Rrjetat kompjuterike, siguria dhe simulimi kompjuterik”, të mbajtur nga profesori i Staffordshire University, njëherësh edhe pjesë e Institutit kërkimor brenda këtij universiteti, dr Mohammad Hasan.

Gjatë kësaj ligjërate, ai simuloi komunikimin në mes dy kampuseve në distancë, duke shpjeguar mënyrën se si ato komunikojnë mes vete, shpejtësinë e rrjetit dhe llojet e konfigurimeve, përmes përdorimit të një softueri, të quajtur “OPNET”, të cilin e përdorin edhe studentët e SHKI-së.

Duke folur për pjesën e sigurisë, Hasan u shpjegoi studentëve përmes shembujve praktikë, se si t’i ruajnë të dhënat e tyre personale dhe për rreziqet që vijnë nga gjetja e tyre, teksa i këshilloi që të mos përdorin të njëjtin fjalëkalim nëpër llogari të ndryshme.

Tutje, ai sqaroi edhe llojet dhe rolin e hakerëve, si dhe mënyrën e punës së tyre, në varësi të interesave dhe qëllimeve që kanë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme