AAK fiton në Rahovec edhe pas rinumërimit të votave

Rahovec | 26 Nën 2017 | 13:23 | Nga

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me kandidat Smajl Latifin ka dalë fituese e zgjedhjeve në Rahovec edhe pas rinumërimit të tri vendvotimeve, si dhe votave me kusht.

AAK gjatë rinumërimit të tri vendvotimeve, ka marrë 566 vota, ndërsa, PDK 370 vots.

Gjithashtu janë numëruar edhe votat me kusht, ato me postë dhe votat e personave me aftësi të kufizuara. AAK nga këto vota ka marrë 100 ndërsa PDK 78.

Në rinumërim kanë qenë 8 fletëvotime të pavlefshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme