Aeroplanët me ushtarë rusë aterrojnë në Venezuelë

Prishtinë | 24 Mar 2019 | 18:57 | Nga Ekonomia Online

Dy aeroplanë të forcave ajrore ruse kanë ateruar në aeroportin kryesor të Venezuelës të shtunën, duke sjellur në Karakas një zyrtar rus të mbrojtjes dhe afërsisht 100 ushtarë, ka bërë të ditur një gazetar venezuelas, shenjë kjo e fuqizimit të raporteve midis Karakasit dhe Moskës.

Ky lajm është bërë i ditur afërsisht tre muaj pasi që dy shtetet mbajtën manovra ushtarake në territorin venezuelas, të cilat presidenti Nicolas Maduro i ka quajtur provë e fuqizimit të raporteve, por të cilat Washingtoni i ka kritikuar si depërtim rus në rajon, raporton “Reuters”.

Gazetari Javier Mayorca ka shkruar në “Twitter” se aeroplani i parë bartte Vasily Tonkoshkurovin, shefin e shtabit të forcave këmbësorike dhe se i dyti ishte aeroplan transportues që bartte 35 tonë pajisje.

Megjithatë, nuk është bërë e ditur se përse aeroplanët kishin ardhur në Venezuelë.

Ministria venezuelase e Informimit nuk u është përgjigjur pyetjeve.

Të ngjashme