Afro 600 të vdekur nga Coronavirusi në Shtetet e Bashkuara

Prishtinë | 24 Mar 2020 | 12:01 | Nga Ekonomia Online

Shifra e personave të vdekur nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara ka shkuar në afro 600 persona të martën, ndërsa mbi 46 mijë janë infektuar, në bazë të të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”.

Numrat e rinj i vendosin Shtetet e Bashkuara në tri vendet me më së shumti raste në botë, pas Italisë dhe Kinës.

Nju Jorku dhe shteti veriperëndimor i Uashingtonit janë pjesët më të prekura, njëri me 125 viktima dhe tjetri me 113.

Në përgjithësi, 333 persona të infektuar janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet, shkruan “Anadolu”.

Të gjitha shtetet e Shteteve të Bashkuara jnë përfshirë nga virusi i ri. Raste ka pasur edhe në territoret Puerto Rico, Guam dhe Ishujt e Virgjër.

Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi të dielën se e ka aktivizuar Gardën Kombëtare për të ofruar ndihmë në luftën kundër koronavirusit.

Të ngjashme