Ahmeti suspendon shërbyesin civil që pranoi ryshfet nga një kompani

Prishtinë | 27 Sht 2018 | 16:29 | Nga

Përmes një komunikate për media Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se kryetari Shpend Ahmeti ka suspenduar një shërbyes civil, për të cilin dyshohet se ka pranuar ryshfet nga një kompani që realizon projekt të Komunës.

“Komuna e Prishtinës së fundmi është njoftuar nga njëra prej kompanive që realizon projekt të Komunës, se pagesat për punët e kryera i janë vonuar. Që të shpejtohet procedura, kompania thotë sa i ka dhënë ryshfet njërit prej shërbyesve civilë të Komunës së Prishtinës.

Si rrjedhojë, menjëherë e kemi denoncuar rastin në Policinë e Kosovës, dhe Kryetari Shpend Ahmeti e ka suspenduar me parandalim punëtorin në të cilin dyshohet, derisa të dëshmohet e kundërta. Sot u njoftuam që me urdhër të prokurorit, zyrtari në fjalë është shoqëruar në Polici.

Komuna e Prishtinës, si Komunë shembull në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, nuk do të lejojë në asnjë mënyrë që të keqpërdoret paraja publike nga zyrtarët e vet, e as që të bëhen kushtëzime e favorizime përmes ryshfetit”, thuhet në komunikatë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme