Ekonomia Online
FUNDIT

Aksident afër Urës së Klinës, ka të lënduar (Foto)

Aksident afër Urës së Klinës, ka të lënduar (Foto)

Një aksident ka ndodhur, sot pasdite, në rrugën magjistrale Prishtinë – Pejë, afër Klinës. Në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë e tipit “Golf”, sikur shihet në fotografitë e dërguara nga një lexues i Ekonomia Online. Aksidenti ka ndodhur te Ura e Klinës, afër marketit “Nora”, rreth orës 14:00. Së paku një person […]

Një aksident ka ndodhur, sot pasdite, në rrugën magjistrale Prishtinë – Pejë, afër Klinës.

Në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë e tipit “Golf”, sikur shihet në fotografitë e dërguara nga një lexues i Ekonomia Online.

Aksidenti ka ndodhur te Ura e Klinës, afër marketit “Nora”, rreth orës 14:00.

Së paku një person ka pësuar lëndime, kanë treguar dëshmitarët.

Policia ka dalë në vend të ngjarjes për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Të ngjashme