Aksident i rëndë në Vushtrri, vdes këmbësori

Prishtinë | 26 Jan 2020 | 13:47 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmjen e së shtunës në rrugën nacionale Mitrovicë – Vushtrri, ka ndodhur një aksident trafiku. Si pasojë e aksidentit, një person ka vdekur.

Rasti ka ndodhur në segmentin e rrugës në dalje të Vushtrrisë, ku një veturë ka goditur një këmbësor të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Këmbësorit të lënduar ndihma e parë i është dhënë në spitalin e Vushtrrisë, ndërsa më pas është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Ndërsa sot në ora 05:00 të datës 26 janar 2020, nga QKUK është njoftuar se i lënduari viktima S .M., 83-vjeçar ka ndërruar jetë”, ka theksuar Zahiti.

Zahiti ka bërë të ditur se me urdhër të prokurorit të rastit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur nga pakujdesia e drejtuesit të automjetit, të cilit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Të ngjashme