Një i vdekur dhe një i lënduar në një vetëaksident në Autostradën “Arbën Xhaferi”

Prishtinë | 25 Kor 2020 | 15:59 | Nga Ekonomia Online

E përditësuar:

Një person ka humbur jetën në një vetëaksident trafiku në autostradën “Arbër Xhaferi”, përkatësisht fshatin Bibaj.

Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 15:30, ndërsa një person tjetër mësohet se ka marrë lëndime trupore.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka thënë për Ekonomia Online se në këtë vetaksident një person ka humbur jetën, ndërsa tjetri është dërguar për tretman të mëtutjeshëm në QKUK.

“Sot, më 25.07.2020 reth orës 15:31, policia është njoftuar për një aksident trafiku në autostradën ‘Arbër Xhaferi’ (fshati Bibaj). Në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vet-aksident). Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën, kjo është konfirmuar nga ekipi mjekësor në vend-ngjarje, kurse një person tjetër i lënduar është nisur për në QKUK-“, ka thënë ai.

Aksident në autostradën Prishtinë-Ferizaj, vetura bie në ara dhe pëson djegie

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Prishtinë-Ferizaj.

Në disa fotografi të dërguara në redaksinë e Ekonomia Online, vërehet vetura e rrokullisur disa metra poshtë në ara, e që më pastaj ka pësuar djegie.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, por që nuk ka dhënë detaje shumë.

“Aksidenti ka ndodhur para pak minutash.  Me të dhëna tjera u njoftojmë posa të lajmërohemi nga njësia e trafikut”, ka thënë Krasniqi për EO.

Të ngjashme