Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Rreth orë 18:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Si pasojë e aksidentit, lëndime […]
Aksident në Fushë-Kosovë, pesë persona të lënduar

Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orë 18:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar pesë persona”, tha Ahmeti.
Tutje, ajo tha se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, ndërsa me arsin po merret njësiti i trafikut.
















