Aksident në magjistralen Prishtinë – Lipjan, dy të lënduar

Prishtinë | 23 Mar 2022 | 10:44 | Nga Ekonomia Online

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur mes një veture dhe një kamioni në magjistralen Prishtinë – Lipjan.

Rastin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 09:20, Prishtinë – Lipjan ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete( një veturë dhe një kamion). Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”.

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”.

Të ngjashme