Ekonomia Online
FUNDIT

Aksident në një minierë të Kinës, 21 persona të vdekur

Aksident në një minierë të Kinës, 21 persona të vdekur

Një aksident në një minierë qymyri në Kinë ka lënë 21 persona të vdekur dhe 29 të lënduar. Aksidenti u shkaktua pas një komplikimi të frenave të një makine, e cila u detyrua të dalë jashtë kontrollit dhe goditi një tunel, sipas autoriteteve lokale. Aksidenti ndodhi rreth orës 8:20 të së shtunës në një kompani […]

Një aksident në një minierë qymyri në Kinë ka lënë 21 persona të vdekur dhe 29 të lënduar.

Aksidenti u shkaktua pas një komplikimi të frenave të një makine, e cila u detyrua të dalë jashtë kontrollit dhe goditi një tunel, sipas autoriteteve lokale.

Aksidenti ndodhi rreth orës 8:20 të së shtunës në një kompani minerare në rajonin autonom të Mongolisë së Veriut të Kinës, ndërsa automjeti që u përpla ishte duke transportuar 50 punëtorë për në minierë.

Shkaku i aksidentit është duke u hetuar, ndërsa të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital.

Në vendin e ngjarjes dolën ekipe shpëtimi dhe mjekë.

Të ngjashme