Aksident në rrugën Gjilan-Ferizaj, vdes një grua (Foto)

Prishtinë | 24 Gus 2019 | 17:17 | Nga Ekonomia Online

Sot rreth orës 15:45 një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në afërsi të fshatit Novosellë (magjistralja Gjilan-Ferizaj), ku si pasojë një grua ka humbur jetën.

Klan Kosova ka siguruar disa fotografi nga vendi i ngjarjes, ku mund të vërehet se një veturë ka përfunduar e përmbysur.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Gjilanit, Ismet Hashani.

“Sot rreth orës rreth orës 15:45 e kemi pranuar informatën për një vet-aksident në rrugën Gjilan-Ferizaj pranë fshatit Novosellë. Dyshohet se vozitësja femër shqiptare ka humbur jetën si pasojë e aksidentit”.

Të ngjashme