Aksident në rrugën Prishtinë-Pejë, tre persona të lënduar

Prishtinë | 24 Nën 2021 | 18:11 | Nga Ekonomia Online

Në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, konkretisht në Vragoli, në orën 16:45 është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime dhe dëme materiale.

Policia ka konfirmuar se të lënduar kanë mbetur tre persona, kurse të përfshira janë dy vetura.

“Dyshohet se shkaktari i aksidentit është mosmbajtja e distancës ndërmjet automjeteve”, tha policia.

“Apelojmë nga të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut, të respektojnë shenjat dhe vozitjen ta përshtatin me kushtet në rrugë, si dhe të shmangin përdorimin e telefonave mobil gjatë vozitjes”, apelon policia.

Të ngjashme