Aksident në Shkup, një i lënduar rëndë

Prishtinë | 07 Jan 2019 | 14:27 | Nga Ekonomia Online

Vetura e markës “Golf” të dielën mbrëma ka dalë nga rruga afër fshatit “Varvara” dhe si pasojë shoferi i automjetit ka marrë lëndime të rënda.

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se mbrëmë rreth orës 12:45 është paraqitur rasti se në rrugën rajonale Shkup-QHE Kozjak në hyrje të fshatit Varvara vetura e markës Golf me tabela regjistrimi nga Shkupi, e udhëhequr nga D.K. (54) nga Shkupi, ka dal nga rruga dhe është rrokullisur.

D.K, me veturë të Ndihmës së shpejtë mjekësore është dërguar në Kompleksin e spitaleve “Nënë Tereza” ku janë konstatuar lëndime të rënda trupore, shkruan portalb.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme