Aksident në Skenderaj, 5 veta përfundojnë në spital

Skenderaj | 12 Gus 2019 | 17:19 | Nga Ekonomia Online

Në një aksident në Skenderaj në mes të dy veturave janë lënduar pesë persona.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij të lënduarit kanë kërkuar ndihmën e nevojshme në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

“Një aksident trafiku me të lënduar është raportuar sot rreth orës 10:30 ne Skenderaj. Të përfshira në aksident dy vetura civile, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara pesë persona kane kërkuar tretman mjekësor ne QKMF Skenderaj, me pas janë dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë”, ka thënë Zahiti.

Të ngjashme