Ekonomia Online
FUNDIT

Aksident me të lënduar në qendër të Prishtinës (Foto)

Aksident me të lënduar në qendër të Prishtinës (Foto)

Një aksident trafiku ka ndodhur, sot pasdite, në rrugën “Ukshin Hoti”, në Prishtinë. Sipas fotografive të reporterit të Ekonomia Online, i cili ka rastisur në vend të ngjarjes, shihet se në aksident janë përfshirë dy automjete, të cilat janë dëmtuar dukshëm. Një veturë e tipit “Audi”, me targa të Serbisë, ka goditur rrethojat dhe ka […]

Një aksident trafiku ka ndodhur, sot pasdite, në rrugën “Ukshin Hoti”, në Prishtinë.

Sipas fotografive të reporterit të Ekonomia Online, i cili ka rastisur në vend të ngjarjes, shihet se në aksident janë përfshirë dy automjete, të cilat janë dëmtuar dukshëm.

Një veturë e tipit “Audi”, me targa të Serbisë, ka goditur rrethojat dhe ka përfunduar brenda kompleksit të “Ramiz Sadikut”.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka konfirmuar se lëndime trupore ka marrë vozitësi i njërës veturë, si dhe një këmbësor i rastit.

Ata janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas hetimeve të para, besohet se shkak i aksident ishte shpejtësia e madhe.

© Foto: Meriton Dajakaj/Ekonomia Online

Të ngjashme