Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë – Pejë, ka edhe të lënduar

Prishtinë | 09 Sht 2017 | 09:08 | Nga

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në magjistralen Prishtinë – Pejë, saktësisht në fshatin Ujmirë, njofton Klan Kosova.

Në aksident janë përfshirë tri vetura ndërsa dëshmitarët thonë se ka edhe të lënduar.

Ende nuk dihet se cilat ishin shkaqet e këtij aksidenti.

Në pamjet e siguruara nga Klani mund të shihet se veturat kanë qenë shumë të dëmtuara nga përplasja me njëra-tjetrën.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme