Aksident trafiku në Suharekë, një i vdekur

Prishtinë | 25 Pri 2025 | 08:14 | Nga Ekonomia Online

Një aksident trafiku ndodhi mbrëmë në rrugën mes fshatrave Shirokë dhe Sopij të Suharekës.

Në këtë aksident humbur jetën një person, njoftoi zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Viktima më parë u dërgua në Spitalin Rajonal të Prizrenit, por që nuk ka arritur që t’i mbijetojë lëndimeve.

“Hetuesit e trafikut kanë dalë në vendngjarje gjithashtu, është njoftuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij trupi i pajetë është dërguar në Institutin Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për egzaminim.”, tha Bytyqi.

Të ngjashme