Mbrëmë rreth orës 23:00 ka ndodhur një aksident trafiku përballë varrezave në fshatin Uglar të Gjilanit, ku ka humbur jetën një 19 vjeçar nga Pograxha. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka thënë se mospërshtatja e shpejtësisë ka qenë shkaktari i aksidentit. “Mbrëmë rreth orës 23:00 […]
Aksident trafiku në Uglar të Gjilanit, humbë jetën 19 vjeçari

Mbrëmë rreth orës 23:00 ka ndodhur një aksident trafiku përballë varrezave në fshatin Uglar të Gjilanit, ku ka humbur jetën një 19 vjeçar nga Pograxha.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka thënë se mospërshtatja e shpejtësisë ka qenë shkaktari i aksidentit.
“Mbrëmë rreth orës 23:00 ka ndodhur një aksident trafiku përballë varrezave në fshatin Uglar të Gjilanit ku ka humbur jetën një qytetar nga Pograxha. Si pasojë e këtij aksidenti, kanë mbetur të lënduar edhe tre persona. Dyshohet se shkaqet kanë qenë mospërshtatja e shpejtësisë”.
















