Aksident zinxhiror në autostradë, përfshihet edhe një veturë e Policisë

Prishtinë | 29 Jan 2018 | 10:30 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Dhjetë automjete janë përfshirë në një aksident në autostradë, në afërsi të Fushë-Kosovës.

Një veturë e policisë, disa kamionë dhe vetura civile, sikur shihen në videon e Ekonomia Online, janë aksidentuar si pasojë e mjegullës së madhe.

Nga ky aksident zinxhiror kanë mbetur katër persona të lënduar, në mesin e tyre dhe një zyrtare policore.

Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Basri Lenjani, tha se kanë pranuar katër persona të lënduar. “Katër persona të lënduar janë duke u trajtuar. Të katërtit janë jashtë rrezikut për jetë”.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë, të cilat po kryejnë të gjitha procedurat për hetimin e rrethanave dhe shkaqeve që kanë çuar deri te ky aksident i shumëfishtë.

Image may contain: outdoor

Image may contain: outdoor

No automatic alt text available.

Image may contain: outdoor

Image may contain: outdoor

Image may contain: 1 person, standing, sky, outdoor and nature

Image may contain: one or more people, people standing, car and outdoor

Të ngjashme