Aksidenti i rëndë në Fier, dy viktimat dhe i plagosuri ishin kushërinj

Prishtinë | 27 Gus 2018 | 11:01 | Nga

I mbijetuari i aksidentit të rëndë të ndodhur mbrëmjen e së dielës në Roskovec të Fierit tregon si ka ndodhur përplasja.
Katër kushërinj, djem xhaxhallarësh kanë qenë në trotuar ku kishin dalë pasi kishin pirë një kafe.

“Dëgjuam një zhurmë të madhe frenimi. Pashë si përplasi makina djemtë e xhaxhallarëve. Në fillim njërin më pas tjetrin dhe më pas më përplasi dhe mua në mur. Unë ngela pa ndjenja”, tha Martin Dogani per mediat.
Drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin ishte shok shkolle i tij, banor i zonës dhe Martini thotë se aksidenti ishte humbje kontrolli e momentit.

Nga aksidenti i së dielës, 26 gusht, mbetën të vdekur kushërinjtë Amarildo dhe Festim Dogani, 29 dhe 21 vjeç.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme