Ekonomia Online
FUNDIT

Aksidenti me fatalitet në Gjilan, shtetasja shqiptare vdiq pasi ra në lum me veturë

Aksidenti me fatalitet në Gjilan, shtetasja shqiptare vdiq pasi ra në lum me veturë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për aksidentin me fatalitet që ndodhi dje në fshatin Uglar në Gjilan. Sipas njoftimit të policisë, drejtuesja e automjetit, shtetase shqiptare gjatë vozitjes e ka humbur kontrollin e veturës dhe ka rënë në lum. Si pasojë e aksidentit ajo ka vdekur, teksa të lënduar kanë mbetur edhe tre […]

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për aksidentin me fatalitet që ndodhi dje në fshatin Uglar në Gjilan.

Sipas njoftimit të policisë, drejtuesja e automjetit, shtetase shqiptare gjatë vozitjes e ka humbur kontrollin e veturës dhe ka rënë në lum.

Si pasojë e aksidentit ajo ka vdekur, teksa të lënduar kanë mbetur edhe tre persona të tjerë.

“Rr. Uglar- Malishevë, Gjilan, 24.06.2021-04:40. Ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet ku i përfshirë ka qenë një automjet i udhëtarëve me targa vendore dhe drejtues femër kosovare. Dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur pasi që drejtuesja e automjetit humb kontrollin mbi automjet duke përfunduar në lum. Si pasojë e aksidentit, humb jetën pasagjerja femër shqiptare shtetase e Republikës së Shqipërisë, ndërsa të lënduarit janë në tretman mjekësor në spitalin e Gjilanit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme