Ekonomia Online
FUNDIT

Aksion i madh i policisë kundër kontrabandës, po zhvillohet në disa rajone

Aksion i madh i policisë kundër kontrabandës, po zhvillohet në disa rajone

Një aksion i gjerë i Policisë së Kosovës është duke u zhvilluar në disa rajone të vendit, kundër kontrandës. Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi. Ai ka bërë të ditur se aksioni është duke u zhvilluar në disa rajone. “Aksioni është duke  u zhvilluar në disa rajone, me të […]

Një aksion i gjerë i Policisë së Kosovës është duke u zhvilluar në disa rajone të vendit, kundër kontrandës.

Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

Ai ka bërë të ditur se aksioni është duke u zhvilluar në disa rajone.

“Aksioni është duke  u zhvilluar në disa rajone, me të përfunduar do të dalim me detaje”, ka thënë ai.

Bëhet e ditur se ky aksion është duke u zhvilluar në pesë rajone të Kosovës, dhe i njëjti ka filluar në orët e hershme të mëngjesit.

I njëjti pritet të përfundojë në mesditë.

Po ashtu ajo çfarë dihet është se operacioni është duke u zhvilluar në bashkëpunim me Doganën e Kosovës.

Të ngjashme