Ekonomia Online
FUNDIT

Aksion i ri policor në Kaçanik për vrasjen e policit Lika

Aksion i ri policor në Kaçanik për vrasjen e policit Lika

Sërish në orët e hershme të mëngjesit forcat policore janë duke kryer një aksion në Kaçanik, konfirmoi Policia e Kosovës, raporton Ekonomia Online. Mësohet se aksioni ka të bëjë me vrasjen e policit Muhamed Lika. Deri më tani, Policia e Kosovës nuk ka dhënë ndonjë informacion për ecurinë e këtij aksioni. Në këtë institucion sigurie […]

Sërish në orët e hershme të mëngjesit forcat policore janë duke kryer një aksion në Kaçanik, konfirmoi Policia e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Mësohet se aksioni ka të bëjë me vrasjen e policit Muhamed Lika.

Deri më tani, Policia e Kosovës nuk ka dhënë ndonjë informacion për ecurinë e këtij aksioni.

Në këtë institucion sigurie pohuan se me të përfunduar aksioni do të japen informacione shtesë.

Më 21 prill, shtatë persona u arrestuan në një aksion të policisë në disa lokacione në Kaçanik dhe në një lokacion në Klinë si të dyshuar për planifikimin dhe ekzekutimin e rreshterit të Policisë, Muhamed Lika më 1 prill.

Të ngjashme